Loading…

Mesazhi i mësuesit hasjan: Allahu Ekber, e mos besoni në tyrbe (Video)

  • 29/01/2017 | 19:37

Mesazhi i mësuesit hasjan: Allahu Ekber, e mos besoni në tyrbe (Video)

Mesazhet që u dha nxënësve të tij një arsimtar, për tyrben dhe zakonet e rajonit të Hasit, janë bërë shkas që arsimtari Triumf Dula, të mbetet pa punë.


Të enjten e kaluar, pasi rrahu një nxënës të klasës së gjashtë, arsimtari i Artit Figurativ në Shkollën e Mesme të Ulët “Mit’hat Frashëri” në Krajkë të Hasit, ka shkruar diçka të pazakontë në tabelën e klasës, raporton KTV.

Përveç kësaj, sipas drejtorit të kësaj shkolle, Hemë Çoçaj, arsimtari kishte edhe një porosi tjetër.

Nxënësi që ishte viktimë e dhunës së ushtruar nga arsimtari, ka treguar se si ka ardhur deri te rrahja. Familjarë të tij, kanë rrëfyer për frikën që kishte Edmondi momentin që ishte kthyer në shtëpi.

Ndërkaq, arsimtari tashmë i shkarkuar Triumf Dula, ka kërkuar falje për atë çfarë ka ndodhur.

Duke mos dashur të prononcohet para kamerës, ai ka thënë se është penduar për fjalët dhe fyerjet që ua ka bërë nxënësve dhe banorëve të këtij fshati.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Zahadin Shemsedini, ka deklaruar se pas raportimit të rastit, ky arsimtar është larguar nga puna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë