Loading…

Mesazhe të dyshimta dhe adresa të rreme, reagojnë familjarët e Luizit

  • 23/03/2023 | 12:20

Mesazhe të dyshimta dhe adresa të rreme, reagojnë familjarët e Luizit

Llogaria e Instagramit e banorit Luiz Ejlli ka hasur disa probleme ditët e fundit. Që pas ndryshimit të papritur të emrit të llogarisë nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, ka pasur një lumë deklaratash e akuzash.


Në rrjet qarkullojnë disa teori ku njëra mendohet se Luizi ka firmosur një kontratë me Top Channel duke u dorëzuar atyre të drejtat e imazhit, por shoqja e Luizit dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar tua dorëzojnë Instagramin.

Sipas teorisë së dytë, faqja ka pasur sulme kibernetike dhe është dashur të ketë ndërhyrje.

Ndërkaq, familjarët e Luizit janë detyruar të dalin me një tjetër sqarim për llogarinë e tij të Instagramit.

Në një postimi që ata kanë bërë së fundmi, kanë sqaruar edhe një herë se llogaria po menaxhohet nga familjarët e këngëtarit, më konkretisht nga motra e tij, Ina.

Ata kanë sqaruar se bisedat dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë rreth apo në lidhje me menaxhimin e kësaj faqe nuk janë të vërteta.

“Përshëndetje, siç edhe e keni parë tashmë janë hapur profile fallco. Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të rreme. Çdo bisedë e shpërndarë është modifikim, e vetmja adresë që është në menaxhimin tonë është “Ina Ejlli dhe Soklo Tahiri’, faleminderit për mbështetjen e vzhdueshem.”, shkruhej në sqarimin e familjarëve të Ejllit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë