Loading…

Merret vendim që familjet që po u rrëshqasin shtëpitë në Kovaçec të zhvendosen

  • 16/10/2017 | 12:22

Merret vendim që familjet që po u rrëshqasin shtëpitë në Kovaçec të zhvendosen

Një ekip i Ndërtimi.info po qëndron në Kovaçec të Kaçanikut, ku banorët e lagjes Burrnik më nuk po mund të flenë të qetë në shtëpitë e tyre, pasi toka po u rrëshqet.


Çarjet e tokës kanë shkuar në dhjetëra metra dhe rreziku sa po shkon e shtohet. Por, sot është mbajtur një takim shumë i rëndësishëm për ta.

Takimi i mbajtur mes banorëve, ministrit Pal Lekaj, përfaqësuesve të Bechtel-Enkas dhe kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka dhënë rezultat.

VENDIMI, sipas asaj që merr vesh Ndërtimi.info nga vet banorët, është që ata të dislokohen menjëherë prej aty dhe të dalin diku tjetër për të banuar. Për këtë zhvendosje, të gjitha shpenzimet do t’i paguaj “Bechtel-Enka”.

Ndërsa pas kësaj, atyre do t’u shpronësohet e gjithë toka dhe do të ikin gjithmonë nga aty. Për vlerësim ata presin që të kryhet ditëve të radhës.

“Kemi kërkuar që kjo punë të kryhet sa më parë dhe të jetë vlerësim i drejtë”, ka thënë Sadat Burrniku për Ndërtimi.info.

Gjatë ditës do të ketë edhe raportime tjera për këtë ngjarje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë