Loading…

Merret peng një i ri në Durrës

  • 08/01/2017 | 19:00

Merret peng një i ri në Durrës

Një i ri është marrë peng një ditë më parë në Durrës, ndërsa një person është vënë në pranga e një tjetër në kërkim.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një të ri nga Tirana dhe kanë shpallur një durrsak në lidhje me këtë ngjarje.

Burime nga policia thanë se një ditë më parë, oficerët e krimeve në Komisariatin numër 3 në Tiranë, kanë arrestuar 35-vjeçarin me inicialet A. U.

Ndërkaq është duke u punuar për kapjen e 34-vjeçarit me inicialet E. M., nga Durrësit, shkruajnë mediat e Shqipërisë.

Këta dy persona akuzohen se dy ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit kanë kërcënuar dhe më pas marrë me forcë duke i hequr lirinë 22-vjeçarit me inicialet K. K, banues në Durrës.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por dyshohet një borxh. Burimet policore thanë se pasi është liruar, i riu ka bërë denoncimin duke identifikuar edhe dy pengmarrësit e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë