Loading…

Merr fund drama Djokovic, Australia ia anulon vizën përfundimisht

  • 05/01/2022 | 22:39

Merr fund drama Djokovic, Australia ia anulon vizën përfundimisht

Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi, shkruan Gazeta Metro.


Para pak minutash për këtë temë ishte i përfshirë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, i cili ka thënë ndër të tjera, se Serbia do të luftojë për të.

Tenisti serb Novak Djokovic mbeti sot  në aeroportin e Melbourne në Australi pasi viza nuk ju pranua nga autoritetet australiane.

Ai ka zbritur në Tulamarin rreth 13:0 sipas kohës sonë por hyrja në Australi nuk iu lejua.

Sipas lajmeve të mediave serbe ekipi i tij ka aplikuar për vizën e gabuar që nuk mbështetë përjashtimin mjekësor nga vaksinimi.

Policia kufitare ka kontaktuar qeverinë e Victoria që ka dhënë miratimin e përjashtimit mjekësor Djokovicit, që t’i lejohet hyrja tenistit serb. Kjo është refuzuar nga politikanët e Melbourne që kanë bërë një prapakthim pasi stuhisë për standarde të dyfishta si në Australi dhe tjera vende.

Sipas vendimit përfundimtar Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë