Loading…

Merkel e izoloi Gjermaninë përsëri

  • 28/10/2020 | 18:52

Merkel e izoloi Gjermaninë përsëri

Gjermania ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 2 nëntor, transmeton Gazeta Metro.


Në kuadër të masave të reja, gjithashtu do të kufizohet numri i njerzve në tubime me një maksimum prej 10 personash. Shkollat dhe dyqanet megjithatë do të lejohen të qëndrojnë të hapura, tha Merkel.

“Këto janë masa të vështira”, u tha Merkel gazetarëve, duke shtuar se, firmat e goditura nga ky bllokim i pjesshëm i ri do të kenë mbështetje financiare nga qeveria.

“Ne do të kompensojmë kompanitë, institucionet dhe klubet e prekura. Ne duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani – për të shmangur një emergjencë shëndetësore kombëtare”, tha Merkel.

Gjermania të mërkurën raportoi për gati 15 mijë raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 464,239.

Më 28 tetor u raportua edhe për 85 të vdekur. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 10,183.

“Nëse presim derisa njësitë e kujdesit intensiv të mbushen, atëherë është tepër vonë”, tha ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, i cili javën e kaluar doli pozitiv në koronavirus.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë