Loading…

Mërgimtari vjen nga Zvicra dhe gjuan me armë në aheng, arrestohet nga Policia e Kosovës

  • 22/04/2019 | 14:01

Mërgimtari vjen nga Zvicra dhe gjuan me armë në aheng, arrestohet nga Policia e Kosovës

Një person nga Deçani, me nënshtetësi zvicerane, është arrestuar pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton Gazeta Metro.


Përmes raportit, policia bën të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar 4(katër) gëzhoja të njëjtit kalibër.

Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë ,kal.9 mm dhe 29(njëzet e nëntë )copë fishekë.

Personi në fjalë posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane.

Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar 4(katër) gëzhoja të njëjtit kalibër. Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë ,kal.9 mm dhe 29(njëzet e nëntë )copë fishekë. I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane. Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë