Disa nga mërgimtarët nuk po respektojnë rregullat dhe ligjet e Kosovës, kështu duke bërë shkelje të mëdha, transmeton Gazeta Metro.
Kështu sot një mërgimtarë me veturën e tij ka thyer rregullat e komunikacioni tnë Prishtinë, ku e ka parkuar atë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.
Hyrja në këtë shesh është e ndaluar me ligj dhe rregulla të komunikacionit.
Shkelje të mëdha në komunikacion nga mërgimtarët ka pasur edhe në raste tjera, ku përveç tejkalimit të shpejtësisë, ata shpesh janë futur edhe në semfaro me dritë të kuqe.
Fotografitë janë publikuar në fanpagen e ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ në Facebook./gazetametro.net