Në këtë javë shumë mërgimtarë kthehen për në vendet e Europës nga Kosova. Mirëpo tek ata po shfaqen problem pasi po bllokohen në kufij, ku fluksi madh po është nëpër kufijtë e Kosovës dhe në kufirin Serbi-Kroaci, shkruan Gazeta Metro.
Pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë nuk kanë të ndalur.
Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare.
Sipas këtyre statistikave, pritja më e madhe është në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Atje qytetarët janë duke pritur mbi 2 orë e gjysmë apo 150 minuta dhe kolona ka arritur afër 1 kilometër.
Edhe në Mutivodë në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në 1 orë dhe kolona është e gjatë 150 metra.
Fluks të veturave ka edhe tek Dheu i Bardhë, ku edhe aty qytetarët duhet të presin 1 orë.
Numër i madh i veturave ka edhe në kufirin Serbi-Kroaci, saktësisht në pikën kufitare Bajakovo. Mërgimtarët nga Kosova kalojnë shumë nga kjo pikë kufitare dhe kolona në këtë pikë duket mjaftë e gjatë.
KËTU mund ta shihni fluksin në pikat kufitare në Kosovë.
KËTU mund ta shihni fluksin në pikat kufitare Kroaci-Serbi./gazetametro.net