Loading…

Mërgim Berisha e godet keq në fytyrë mbrojtësin, ndëshkohet me karton të kuq

  • 02/10/2022 | 19:17

Mërgim Berisha e godet keq në fytyrë mbrojtësin, ndëshkohet me karton të kuq

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë sot në ndeshjen e Augsburg kundër Schalke 04, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht, Berisha u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 34’të kur rezultati ishte 1-2 për Augsburg.

Ndërsa, Schalke 04 arriti të barazoi gjithçka në minutën e 63’të me anë të mesfushorit, Tom Krauss.

Kur po luhej minuta e 69’të sulmuesi 24-vjeçar në një duel në ajër e goditi keq në fytyrë mbrojtësin japonez, Maya Yoshida me ç’rast gjyqtari i takimit nuk mendoi shumë dhe e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë.

Përkundër faktit se me një lojtar më pak mysafirët arritën të shënojnë golin e tretë përmes mesfushorit, Andre Hahn.

Berisha u huazua këtë stinor nga Fenerbahce te Augsburg dhe në tre ndeshje ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim.

KËTU mund të gjeni momentin kur Berisha godet në fytyrë Maya Yoshidan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë