“Mercedes” ka prezantuar disa detaje për modelin e ri që po vjen “Mercedes E-Class Coupe”, para se të jetë i gatshëm për publikun, këtë model do mund ta blini në prill të vitit 2017, transmeton gazetametro.net.
Dizajni i “E-Class Coupe” është frymëzim nga modelet tjera të Mercedes, përkatësisht modeli “C-Class” dhe “S-Class”. Modeli “E-Class Coupe” është 123 milimetra më i gjatë dhe 74 milimetra më i gjerë se sa paraardhësi i tij, përderisa linja e kulmit janë 32 milimetra më të lartë. Baza ndërboshtore është zgjeruar deri në 113 milimetra, që në “Mercedes” theksojnë se është përmirësim për këmbët, kokën dhe krahët, për shembull, nga prapa ofron 74 milimetra më shumë hapësirë për këmbët. “Coupe” po ashtu mban të njëjtin sistem të lidhjeve të shërbimeve dhe ato të sigurisë. Në treg, modeli “E-Class Coupe” do të jetë në dispozicion me një model me naftë dhe tre me benzinë. Motori me naftë vjen me motorin prej 2.0-litra, katër cilindra, që prodhon 191 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 241 KMH/h, ndersa nga zero deri në 100 e arrin për 7.4 sekonda./ gazetametro.net