Loading…

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë, për të lejuar të hynë në Veri rreth 300 zyrtarë serbë

  • 05/04/2020 | 20:58

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë, për të lejuar të hynë në Veri rreth 300 zyrtarë serbë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se zyrtarët e lartë qeveritarë kanë bërë marrëveshje të fshehtë me Serbinë, që të iu lejohet futja e zyrtarëve serbë për administrim shëndetësorë gjatë kësaj kohe kur koronavirusi po vazhdon të përhapët çdo ditë e më shumë në vendin tonë, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi tutje për T7 ka thënë se administrimi i komunave serbe është bërë në nivel vendi dhe jo vetëm në veri të Mitrovicës.

“Kemi paralajmëruar javën e kaluar që është një marrëveshje e fshehtë e Kurtit, ministrit të jashëtm Konjufca, ministri i brendshëm në detyrë Svecla dhe ministri i Shëndetësisë Vitia me qeverinë e Serbisë për të lejuar të hynë në Kosovë rreth 300 zyrtarë të Serbisë, të cilët besohen që janë mjekë e infermierë, por nuk janë konfirmuar as kontrolluar në hyrjen e tyre”.

“Ky është fakti i parë i rrezikimit të sigurisë kombëtare. Fakti i dytë është se kjo shënon dorëzimin e administrimit shëndetësor ndaj Serbisë jo vetëm ndaj pjesës veriore, pasi qeveria ju ka lejuar që të administrojnë me pandeminë në Kososvë kudo që jetojnë serbët. Kjo bën të ndodhë pasi i dimë vështirësitë e administrimit me këto komuna. Kur fakti që një qeveri me qëndrim zyrtar e pranon një gjë të tillë është diçka e paparamendueshme”, ka thënë tutje Krasniqi.

Ai tutje shprehë keqardhje për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia,që sipas tij u detyrua të dal në intervistë dhe të pranojë masat preventive si të tijat, kur në fakt Krasniqi thotë se vendimin për karantinim e kishin marrë Serbia dhe jo Qeveria jonë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë