Loading…

Memli Krasniqi për Avdullah Hotin: Po mashtron opinionin pa iu dridhur qerpiku

  • 01/09/2018 | 15:30

Memli Krasniqi për Avdullah Hotin: Po mashtron opinionin pa iu dridhur qerpiku

Çështja e fazës finale e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shndërruar në mollë sherri ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.


Ka qenë shefi i grupit parlamentar të  partisë së Kadri Veselit, Memli Krasniqi, ai që i ka kthyer përgjigje Avdullah Hotit të LDK-së, pas akuzave të këtij të fundit, se PDK-së vetëm pas gjashtë muajsh i është kujtuar të flas për dialogun me Serbinë.

Sipas Krasniqit, ky është një mashtrim i Avdullah Hotit, pasi PDK-ja gjatë gjithë vitit ka thirrur tryeza politike për të arritur pajtueshmëri për dialogun me Serbinë.

“Inati politik dhe etja për pushtet aq shumë e kanë kapluar kolegun tim Avdullah Hoti, saqë pa pikë problemi manipulon dhe mashtron opinionin publik pa iu dridhur qerpiku. Kishte thënë mbrëmë se PDK pas gjashtë muajsh po flet për dialogun, përderisa PDK gjithë vitin i ka ftuar në takime e tryeza për të arritur konsensus për këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Ai ka akuzuar LDK-në, për një mungesë platfome për Serbinë dhe për ndryshim të shpeshtë të qëndrimeve rreth kësaj çështjeje.

“Në fakt, e vetmja parti politike në Kosovë që ka ofruar Platformë konkrete për dialogun është PDK. Kryetari Veseli ua ka dorëzuar zyrtarisht këtë Platformë të gjithë liderëve politikë dhe partive politike dhe asnjë prej tyre kurrë asnjë përgjigje s’e ka dhënë për këtë. As LDK e Avdullah Hotit, e cila edhe sot e kësaj dite i ka së paku 4-5 qëndrime për dialogun Kosovë – Serbi”, ka shtuar tutje Krasniqi.

“Kur Platforma e PDK-së dhe Kryetarit Veseli ka vendosur vijat e kuqe, ndonjë lider i LDK-së kërkonte shkëmbim territoresh me Serbinë, për të dhënë veriun e Kosovës në shkëmbim për një pjesë të Luginës së Preshevës. Ku i ka vijat e kuqe LDK? A ka vija të kuqe për çfarëdo qoftë, në fakt?Ja vijat e kuqe të PDK-së që ua kemi prezentuar edhe në tryezën e organizuar më 8 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës, si dhe ua kemi dërguar zyrtarisht më 13 korrik 2018. Kaq muaj më vonë jeni kujtuar t’i adoptoni qëndrimet që ne i kemi qe sa e sa vite. A thua kënd po e mashtroni, përveç vetvetes?”, përfundon Krasniqi.

Kujtojmë se me datën 4 partitë opozitare kanë thirrur një seancë në Kuvendin e Kosovës ku do të flitet rreth dialogut me Serbinë, ndërsa sot PDK-ja është mbledhur për të diskutuar rreth kësaj seance.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë