Loading…

Memli Krasniqi: PDK do të jetë opozitë, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti

  • 04/12/2019 | 17:33

Memli Krasniqi: PDK do të jetë opozitë, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës po deklaron se tashmë është e qartë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, por vetëm se cila po kap sa më shumë pushtet dhe janë zhveshur nga çdo maskë para votuesve të tyre, shkruan Gazeta Metro.


Në një prononcim për Gazeta Metro, nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se LVV dhe LDK tanimë po tregojnë hapur se se nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre të ardhshme.

“Tashmë është e qartë për të gjithë që VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet. I harruan shpejt premtimet e programin dhe të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi qe nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre te ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta dëmtojnë Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin ne opozite”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.

Krasniqi ka thënë se PDK e ka bërë të qartë qysh me 6 tetor në mbrëmje, se PDK do të jetë në opozitë dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet pjesë e çfarëdo diskutimi për Qeverinë e ardhshme.

“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve që ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.

Kujtojmë se mbrëmë, nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca ka thënë se nëse negociatat dhe koalicion me LDK’në do të dështon, partitë tjera do të jenë mundësia e vetme e tyre për një koalicion dhe arritje të formimit të Qeverisë së re./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë