Loading…

Memli Krasniqi: Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, prandaj i duhet mbështetja e të gjithëve, pa dallim

  • 19/10/2021 | 16:01

Memli Krasniqi: Isni Kilaj ka zgjidhje për problemet e Malishevës, prandaj i duhet mbështetja e të gjithëve, pa dallim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Malishevë, ku u shpreh i lumtur që Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e Malishevës janë rilidhur fuqishëm për të qëndruar së bashku, që së bashku ta përmbyllin balotazhin me fitore, për ta nisur qeverisjen e përgjegjshme e zhvillimore, të cilën Isni Kilaj do t’ua ofrojë me pasion e përkushtim.


Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se është jashtëzakonisht falënderues ndaj të gjithë qytetarëve të Malishevës që e kanë vlerësuar programin e PDK-së për zhvillim dhe potencialin që Isni Kilaj do ta vë në shërbim të tyre, për të ardhmen prosperuese të kësaj komune.

“Malisheva meriton një qeverisje që çliron mundësitë e bllokuara në të gjitha drejtimet. Një qeverisje që ia ndryshon pamjen qytetit e që ua plotëson nevojat të gjitha vendbanimeve. Që siguron perspektivë për të rinjtë e të rejat e Malishevës, të cilët kanë aspiratë për të jetuar e për t’u zhvilluar në qytetin e tyre. Isni Kilaj i kupton këto nevoja dhe ka zgjidhje për to. Prandaj, atij i duhet mbështetja e të gjithëve, sepse ai do të qeverisë për të gjithë e në dobi të të gjithëve, pa dallim.”, shkruan Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë