Mehmet Behluli ka hapur ekspozitën pesonale me titull “S’ka si shpija”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Pikturat e punuara nga ai pasqyrojnë luftën, dhe një pjesë të jetës së tij. Behluli me anë të këtyre pikturave që ka ekzposuar punën e tij artistike por duke rrëfyer se edhe një pjesë e madhe e tyre i janë djegur, disa në luftën e Sarajevës dhe një pjesë në luftën e fundit në Kosovë.
Këti piktura të Mehmet Behlulit të kthejnë pas në kohën e luftës, dhe gjithçka lidhet me jetën e tij, si shtëpia, rrjedha e jetës, rinia, familja e tij, artin të cilin e ka shfaqur në kartonët e letrës e shumë ngjarje tjera nga kjo kohë.
Ekspozita “S’ka si shpija” do të jetë e hapur deri 13 mars në Galerinë Kombëtare të Kosovës. /gazetametro.net