Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, dhe Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot do të mbajnë konferencë për media, shkruan Gazeta Metro.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar edhe se arsyeja për këtë është tema në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Konferenca do të fillojë nga ora 09:00.
Komunikata e plotë:
Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot, më 30 mars, duke filluar nga 09:00, do të mbahet konferencë për media nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Ju faleminderit për bashkëpunim! /gazetametro.net