Loading…

Mediumi zviceran godet Kosovën: Erdogan e futi nën kthetra

  • 01/04/2018 | 21:00

Mediumi zviceran godet Kosovën: Erdogan e futi nën kthetra

Në edicionin qendror të lajmeve, SFR, televizioni publik i Zvicrës, është marrë me krizën më të fundit në Kosovë, në të cilën është përfshirë lideri autokrat turk, Recep Tayyip Erdogan.


Në edicionin kryesor të lajmeve, televizioni publik zviceran SFR solli një reportazh rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, respektivisht për dëbimin në mënyrë klandestine të shtetaseve turq të enjten e kaluar.

Sipas SFR, në Ballkan po ndodhin lëvizje të mëdha gjeopolitike, ndërmjet dy fuqive me ndikim, Turqisë së Recep Tayyip Erdoganit dhe Rusisë së Vladimir Putinit.

Loja po bëhet tejet e rrezikshme, sipas analistit Georg Häsler, kur kihet parasysh se BE është fare e pafuqi karshi këtyre ndikimeve.

Në raport u pasqyruan familjet e të dëbuarve dhe Hashim Thaçi, i cili mbrojti aksionin e shërbimit sekret turk, sikur të ishte kosovar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë