Loading…

Mediat zvicerane: Matoshi lë Zvicrën dhe zgjedh Kosovën, njësoj si Hajdari e Avdullahu

  • 02/06/2026 | 20:41

Mediat zvicerane: Matoshi lë Zvicrën dhe zgjedh Kosovën, njësoj si Hajdari e Avdullahu

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi, bëri paraqitjen e tij të parë me fanellën “Dardane” në një ndeshje miqësore ndaj Republikës së Çekisë.


Debutimi i tij ka tërhequr vëmendje edhe në Zvicër, pasi mesfushori 22-vjeçar më parë kishte qenë pjesë e përfaqësueses zvicerane U21, përpara se të vendoste të përfaqësojë Kosovën në nivel senior.

Sipas mediave zvicerane, ky hap i Matoshit shihet si vazhdim i rasteve të ngjashme me lojtarë të tjerë që kanë zgjedhur Kosovën, duke nxitur diskutime për vendimet e tyre për ndryshimin e përfaqësueses.

“Ish-lojtari i kombëtares zvicerane U21, Valmir Matoshi, tani luan për Kosovën. Mesfushori 22-vjeçar i FC Thun debutoi për ekipin A kombëtar të Kosovës të dielën në një ndeshje miqësore në Republikën Çeke”,  shkroi 24heures.ch.

Në aspektin sportiv, Matoshi është pjesë e FC Thun, ku gjatë edicionit të fundit ka zhvilluar 35 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe 4 asistime, duke u dalluar si një nga lojtarët më produktivë të skuadrës.

Në planifikimet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ai shihet si një prej emrave të mundshëm për të ardhmen e mesfushës së Kombëtares, me pritshmëri që të ketë rol më të madh në ndeshjet e ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë