Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, siç raportojnë mediat turke ka arritur marrëveshje personale me skuadrën angleze, Hull City, transmeton Gazeta Metro.
Hull City e cila bën pjesë në Championship është afër transferimit të gjigantit kosovar nga Lazio. Skuadra angleze besohet se ka ofruar 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Në garë për Muriqin ditët e fundit është raportuar se janë edhe dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce.
Vedat Muriqi has reached an agreement with English Championship side, Hull City 🟠⚫️.
According to Turkish media they have offered €12 million for the Kosovan striker. pic.twitter.com/e7FtPNnGmp
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) June 29, 2022
28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mallorcas në Spanjë, klub me të cilin arriti të kishte rol krucial, pasi që me golat dhe asistimet e tij i siguroi mbijetesën në La Liga.
Reprezentuesi i Kosovës në 15 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll kishte shënuar katër gola dhe dhuroi tre asistime. /gazetametro.net