Loading…

Mediat sociale po i izolojnë njerëzit

  • 06/03/2017 | 21:30

Mediat sociale po i izolojnë njerëzit

Mediat sociale si ‘Twitter’, ‘Instagram’ apo ‘Facebook’, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.


Sipas psikologëve amerikanë që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu është ndalur edhe tek përdoruesit e ‘Snapchat’-it dhe ‘Tumblr’.

“Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, siç thonë ata, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

‘Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë’, thonë kërkuesit.

Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë