Loading…

Mediat sociale mbrojnë censurimin e medias në Senatin amerikan

  • 28/10/2020 | 21:37

Mediat sociale mbrojnë censurimin e medias në Senatin amerikan

Drejtori Ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, në seancën e komitetit të Senatit amerikan doli në mbrojtje të censurës, madje u zu keq pasi standardet e njëjta nuk vlejnë për të gjithë, presidentin amerikan mund të ‘qortohet’ por jo ajetollahu i Iranit, i cili sipas Dorsey nuk i ka shkelur rregullat e Twitter. Kritika më e rëndë erdhi kur u pyet Dorsey nga Senatori konservator ‘se kush ju votoi ju që t’i tregoni amerikanëve se çka duhet lexuar apo jo? Kush ju zgjodhi ju që të përcaktoni çka raportojnë mediat amerikane?. Dorsey mbrojti censurimin e raporteve të mediave për korrupsionin e pretenduar kandidatin demokrat për president Joe Biden dhe të birit të tij Hunter, madje u zu keq kur tha se kjo është ndërprerë tani që nuk është e vërtetë, transmeton Gazeta Metro.


Republikanët ka disa javë që ankohen për censurimin e lajmit të gazetës amerikane The New York Post, për korrupsionin e pretenduar të Hunter Biden, që ka keqpërdorë ndikimin e të atit për përfitime personale dhe të familjes Biden. Tani këto raporte kanë përfshirë edhe vet kandidatin presidencial e ish zëvendës presidentin amerikan. Twitter lëre që e kishte bllokuar llogarinë e The New York Post por i kishte ndaluar çdo përdoruesi të shpërndante lajmin e gazetës.

Twitter ishte arsyetuar se kjo kishte ndodhur për shkak të politikës së ndalimit të publikimit të materialeve të hakuara. Senatori Cruz ja bëri krahasimin me artikullin e New York Times për presidentin Trump dhe taksat e tij që nuk u përballën me të njëjtin kontroll edhe pse dukej se materialit kishin rrjedhur ilegalisht.

Dorsey mohoi se Twitter ka fuqi të ndikimit në zgjedhje por u përball menjëherë me pyetjen se përse të bllokohet diçka nga Senatori Cruz.

Jo vetëm Dorsey u paraqit para Senatorëve, ishte edhe shefi i Facebook Mark Zuckerberg. Edhe këta mohuan se kanë censuruar dikë. Senatorët e pyetën atë nëse ishte i njoftuar se zyrtarja e Facebook për integritetin elektoral kishte punuar për Biden si këshilltare politike. Zukerberg tha se “ nuk e dinte këtë’. Bëhej fjalë për Anna Makanju.

Zuckerberg dhe Dorsey nuk është hera e parë që përballen me këto kritika. Ata madje me raste rrezikojnë akuzën për dëshmi të rrejshme pasi të gënjesh nën betim para Senatit është krim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë