Loading…

Mediat serbe: Vucic hodhi poshtë propozimin e BE’së, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

  • 25/02/2022 | 11:30

Mediat serbe: Vucic hodhi poshtë propozimin e BE’së, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosën të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.


Siç mëson gazeta e pavarur beogradase, nova.rs, Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Ky është pikërisht qëndrimi që më së shumti është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë, ku mori pjesë edhe Vuçiq.

Siç mësohet, në takimin në Nemanjina nuk është folur për sanksione ndaj Rusisë. Ministrat e SPS-së Branko Ruziq dhe Novica Tonçev, të cilët abstenuan gjatë votimit, nuk mbështetën vendimin e shumicës për të hedhur poshtë propozimin e BE-së që Serbia të apelojë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot duhet ta bëjë publike këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me Patriarkun Porfirio, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Ukrainë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë