Loading…

Mediat serbe: Ushtria e Serbisë gati për luftë shkaku i Kosovës

  • 05/08/2018 | 09:36

Mediat serbe: Ushtria e Serbisë gati për luftë shkaku i Kosovës

Ushtria e Serbisë e ka ngritur gatishmërinë për luftë në tërë territorin e shtetit për shkak të tensionev në Kosovë, shkruan gazeta Serb Novosti, transmeton GazetaMetro.net


Pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, kjo gazetë shkruan se strukturat e sigurisë kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar atë që e quan “planë të qeverisë në Prishtinë për të nxitur trazira… por edhe përballjen me disa elemnte që përmes lajmeve të rreme nxisin trazira në mesin e popullsisë serbe në jug dhe veri të lumit Ibër”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi serb, që thirret në burime mirë të informuara, udhëheqësit shtetëror serb po shqyrton masat që do të marrë për shkak të shkeljes së marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit 5 vjeçar të Kosovës për të themelur Asociacionin e Komunave Serbe (AKS).

Këshilli për Siguri Kombëtare në Serbi ka bajtur dje takim që zgjati 2 orë. Pastaj thuhet se kishte konsultime pas informatave të shërbimeve informative se kinse Kosova po planifikon të marrë veriun dhe për shkak të paralajmërimeve se serbët do të formojnë në mënyrë të njëanshme AKS’në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë