Loading…

Mediat serbe: Trump edhe një shuplakë Serbisë, foto me Veselin

  • 22/02/2017 | 14:55

Mediat serbe: Trump edhe një shuplakë Serbisë, foto me Veselin

Gazeta beogradase Blic ka komentuar takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me presidentin amerikan Donald Trump, dhe e ka cilësuar si një shuplakë të re për Serbinë, përcjellë gazetametro.net.


Kryetari Veseli, sot bëri publike një fotografi me Trump, të realizuar gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk u ka pëlqyer fare serbëve, të cilët kishin pritur se me ardhjen e Trump në Shtëpi të Bardhë, politika amerikane karshi Kosovës, do të ndryshonte.

Gazeta më e madhe serbe, Blic duke komentuar këtë foto, ka kujtuar edhe urimin që Trump i ka bërë Kosovës, me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë