Loading…

Mediat serbe: Thaçi për 5 min prishi marrëveshjen, Vucic ankohet te Mogherini

  • 25/01/2017 | 17:34

Mediat serbe: Thaçi për 5 min prishi marrëveshjen, Vucic ankohet te Mogherini

Ai pretendon se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka shkelur marrëveshjen për 5 minuta.

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka kërkuar nga Frederica Mogherini që të reagojë publikisht dhe të dënojë sjelljen joprofesionale dhe të papërgjegjshme të palës shqiptare, dhe nëse kjo nuk ndodh, kjo do të ishte shenjë e qartë se shqiptarët nuk dëshirojnë kurrfarë bisede por se dëshirojnë me çdo kusht të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e brisht, shkruan RTS.


Në Bruksel, në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është marrë vesh që të ulen tensionet dhe që të vazhdojë dialogu, si dhe të dy palët të fokusohen në punën që e kanë përpara. Këtë e ka kumtuar pas takimit përfaqësuesja e lartë e KB, transmeton gazetametro.net.

Kryeministri serb pretendon se deklaratat e zyrtarëve kosovarë pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel, ishin të njejta me ato të cilat u dëgjuan javëve të kaluara, edhe pse ishin marrë vesh që të mos përdornin gjuhë nxitëse.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sipas mediave serbe, pas takimit ka thënë se Serbisë i është bërë e qartë se Kosova do të përgjigjet në provokime siç ishte ai me tren.

Në deklaratën e re të cilën e ka përcjellë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini edhe një herë ka falënderuar Prishtinëns dhe Beogradin për dialogun konstruktiv gjatë takimit të djeshëm dhe theksoi qe është me rëndësi që edhe në të ardhmen të mbahet formati i tillë.

Përfaqësuesja e lartë edhe një herë ka bërë thirrje që të dyja palët respektojnë dhe t’i përmbahen marrëveshjes së djeshme, dhe të rezervohen nga deklaratat që çojnë në tensionim të situatës mes dy vendeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë