Loading…

Mediat serbe: Të mërkurën mbledhja e Këshillit të sigurimit për Kosovën

  • 13/11/2018 | 11:56

Mediat serbe: Të mërkurën mbledhja e Këshillit të sigurimit për Kosovën

Në Nju-Jork, të mërkurën me 14 nëntor mbahet mbledhja e Këshillit të sigurimit të OKB-së për Kosovën, në të cilën do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjitshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, njoftojnë mediet serbe.

Mbledhja mbi situatën në Kosovë, e para pas gjashtë muajsh, është ftuar me iniciativën e Kinës, e cila më 1 nëntor ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit, transmeton gazetametro.net.

Sipas agjencisë serbe Tanjug, në raportin e tij më të ri për Kosovën, Guterres ka përshëndetur gatishmërinë e Beogradit e Prishtinës që me dialog, të cilin e ndërmjetëson BE-ja, të arrihet normalizimi i marrëdhënieve, duke tërhequr vërejtjen se në tre muajt e kaluar kanë ndodhur disa incidente, të cilat sipas tij janë rezultat i tensioneve ndëretnike.

Si shtesë raportit është publikuar edhe raporti i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri mbi aktivitetin e EULEX-it në periudhën e përfshirë në raport.

Mbledhja e kaluar e KS për Kosovën është mbajtur më 18 maj, ndërsa pauza gjashtëmuajshe është shkak i kundërshtimit të ShBA-ve, Britanisë së Madhe e Francës që për Kosovën të diskutohet në KS të OKB-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë