Mediat serbe, i kanë dhënë rëndësi të madhe sot lajmit, lidhur me kërkesën që Shqipëria dhe Kroacia i kanë bërë NATO’s, për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ushtri.
Tituj si “Kroatët dhe shqiptarët bashkë kundër Serbisë”, kanë dominuar në shtypin serb, ku është raportuar se ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kroacisë, Mimi Kodheli dhe homologu i saj Damir Krsticevic i kanë shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton gazetametro.net.
Sipas tyre, deklaratat e zyrtarëve serbë dëmtojnë sovranitetin e Kosovës dhe për këtë arsye i kërkojnë NATO që ta mbështesë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në këtë letër gjithashtu dënohet retorika nacionaliste të zyrtarëve serbë, me qëllim minimin e sovranitetin e Kosovës dhe destabilizimin e situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor. /gazetametro.net