Loading…

Mediat serbe: Jablanovic po punon për Haradinajn e Thaçin

  • 06/06/2017 | 16:31

Mediat serbe: Jablanovic po punon për Haradinajn e Thaçin

Beogradi vazhdon propagandën ndaj politikanëve shqiptarë, por tani po propagandon edhe për serbët që nuk po u binden urdhrave të Vucicit.


I njëjti fat po e prinë edhe Aleksandar Jablanovicin i cili nuk po u bindur urdhrave nga lartë, konkretisht ai nuk është në një linjë të njëjtë me atë të presidentit të sapo zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vucic dhe politikat e Beogradit.

Portali serb Blic shkruan se Jablanovic është nën ombrellën e kryetarit të AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, por edhe të presidentit Hashim Thaçi, ndaj ende është i lirë përkundër incidenteve që ka shkaktuar, transmeton lajmi.net.

E njëjta medie thotë, se Jablanovic dy vite më parë, derisa ishte kryetar i Listës Serbe, ka marr 100,000 euro nga Haradinaj, duke argumentuar se ajo shumë parash ishte për Listën Serbe, por paratë dyshohet se i ka mbajtur për vete.

Ai më pas u shkarkua nga posti i kryetarit të Listës serbë pasi ishte përfshirë në korrupsion dhe çështje që ishin në dëm të interesave të popullit serb.

Në muajt e fundit, shkruan Blic, Jablanovic formoi Partinë e serbëve të Kosovës e themeluar për të ndihmuar Hashim Thaçin për të krijuar Ushtrinë e Kosovës, kjo ishte mohuar nga ai vetë për të njëjtin medium.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë