Loading…

Mediat serbe: Ashton në ekipin e Serbisë për negociata me Kosovën

  • 07/06/2017 | 15:15

Mediat serbe: Ashton në ekipin e Serbisë për negociata me Kosovën

Baronesha Catherine Ashton me siguri do të jetë këshilltare e ekipit negociator serb me Kosovën nga 1 janari 2018, marrin vesh mediet serbe nga burimet diplomatike.


Arsye përse ajo do të kyçet në negociata vetëm pas përfundimit të këtij viti qëndron në faktin se gjatë marrjes së detyrës së përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri në vitin 2009, me kontratë ishte paraparë se pas përfundimit të funksionit pesëvjeçar në vitin 2014, ajo të mos punojë asgjë tri vitet e ardhshme. Për këtë ajo do të merrte 400.000 funte deri në fund të këtij viti, por duhet të mos kryej asnjë funksion publik. Ideja është se funksionarëve të lartë të BE të mundësohet që në vitin e fundit të mandatit të punojnë pa presion të kërkimit të punës tjetër, transmeton gazetametro.net.

Megjithatë, njerëzit e afërt me kryetarin serb Vucic pohojnë të kundërtën.

“Catherine Ashton nuk është dhe nuk do të jetë këshilltarja e Aleksandar Vucic’it”. Siç pretendojnë, “paraqitja e saj në ndërtesën e presidencës, nuk është rezultat i konsultimeve apo negociatave për angazhimin e Ashton’it si këshilltare e shefit të shtetit serb në lidhje me Kosovën”.

“Cahterine Ashton është pjesë e një organizate ndërkombëtare dhe ka ardhur si mike që t’i urojë Vucic’it funksionin e kryetarit të Serbisë”, pretendojnë njerëzit e Vucic’it./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë