Tirana dhe Prishtina janë bërë së bashku në një aksion politik të paprecedentë, shkruajnë mediat në Rusi.
Agjencia e lajmeve ruse Sputnik, bën të ditur se Shqipëria do të ngrisë një akuzë zyrtare ndaj Serbisë për gjenocid, përcjell gazetametro.net.
Akuzën zyrtarisht do ta formulojë Prishtina zyrtare, por do të jetë Shqipëria e cila do ta dorëzojë në Hagë meqë është anëtare e OKB-së.
Sputnik thekson se kjo është ‘maja e Ajsbergut’, pasi aktorët kryesorë kundër të cilit Prishtina ka përgatitur padi, janë gjeneralë, oficerë dhe komandantë të ushtrisë serbe që kanë qenë në krye të operacioneve gjatë luftës në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arreste për 57 serbë që dyshohet se kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Gjakovë, Reçak, Drenicë.
Agjensia e lajmeve ruse Sputnik, shkruan se fletarrestet për këta serbë, janë pjesë e një plani më të gjerë të Hashim Thaçit, i cili nuk ka hequr dorë nga ideja që Serbia duhet paditur për gjenocid në Kosovë.
Prishtina ka për qëllim të ngrejë padi për përgjegjësinë e komandës në Beograd. Kjo sipas një precedenti të mëparshëm, me vendimet e Hagës dhënë ndaj serbëve për rastin e gjenocidit në Bosnjë.
Burime të Sputnik thonë se Prishtina ka angazhuar një ekip ekspertësh ligjorë dhe se Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do të përdoret si trampolinë për qëllimet e tyre./gazetametro.net