Loading…

Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të

  • 15/01/2017 | 09:06

Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të

Kosova për herë të dytë ia uli rampën Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji ia ndaloj hyrjen në Kosovë presidentit serb, Tomisllav Nikolliqit, për festat e Krishtlindjes ortodokse, shkruajnë mediat boshnjake.


“Sot rampa u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovës”, shkruan sandzakhaber.net, transmeton Telegrafi.

“Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në këtë provokim ka reaguar si duhet: urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte interesante të shohësh kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, se si i ankohet Rusisë për sjelljet e Kosovës. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak e as Kosova Bosnje që të bëjë çfarë të dojë”. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë