Mediat serbe kanë raportuar të enjten për një twitt të rremë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ku ai paralajmëron bombardimin e Serbisë nëse ajo përpiqet të fillojë përsëri luftë në Kosovë.
Portali serb Telegraf.rs, e nis artikullin me titullin: Trump “paralajmëroi” bombardimin e Serbisë: U qua pluhuri i madh në internet për shkak të twitt’it të rremë “se kur serbët do të mësojnë diçka”, transmeton gazetametro.net.
Tutje, Telegraf.rs, vazhdon duke shkruar se para inaugurimit të presidentit të ri të SHBA’ve Donald Trump në internet doli kinse twitt’i i tij i ri ku paralajmëron bombardimin e Serbisë. Përdoruesit kanë filluar debat të ashpër për këtë çështje, derisa disa thonë se është fshirë.
Në twitt shkruan se ai ka vërejtur se Serbia përsëri përpiqet të filloj luftë në Kosovë.
Thekson se kjo nuk do të ketë sukses dhe se kurrqysh serbët të mësojnë se si duhet të sillen.
Konstaton se intervenimi i ri ushtarak është më se e nevojshme.
Pas polemikës së gjatë, u konstatua se twitt nuk ekziston.
Shumica e përdoruesve erdhën në përfundim se publikimi me siguri është i rremë, ndonjë fotomontazhë. /gazetametro.net