Kjo ishte hera e parë që Harry kishte shkelur në Britaninë e Madhe, që kur ai dhe Megan Markle dhanë një intervistë me Oprah Winfrey, në të cilën ata akuzuan “firmën” për përhapjen e gënjeshtrave dhe pretenduan se një anëtar i familjes mbretërore ishte “i shqetësuar” se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre, transmeton Gazeta Metro.
Intervista, e cila u shfaq në të gjithë botën muajin e kaluar, besohet të ketë kontribuar në përçarjen mes Harryt dhe familjes mbretërore.
Burimi tha se Harry u prit në oborr me shumë distancë dhe se ata ishin mjaft të ftohtë ndaj tij.
“Gjithkush mendon se sjellja e tij është e papranueshme. Ironikisht, i vetmi që e trajtoi mirë ishte Princi Andrew, sepse ai e di se si është të sillen me të si për një të huaj”, tha burimi.
Përkundër këtyre akuzave, vëllezërit Princi William dhe Harry u filmuan duke biseduar pas varrimit./gazetametro.net