Loading…

Mediat boshnjake bëjnë thirrje për bojkot të prodhimeve dhe bregdetit të Shqipërisë, pas dështimit të rezolutës

  • 12/05/2022 | 17:37

Mediat boshnjake bëjnë thirrje për bojkot të prodhimeve dhe bregdetit të Shqipërisë, pas dështimit të rezolutës

Disa portale boshnjake po bëjnë thirrje për bojkot të prodhimeve të Shqipërisë dhe bregdetit, pas dështimit të votimin në Parlamentin shqiptar, të rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë, shkruan Gazeta Metro.


51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë votuar kundër rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë e cila u propozua nga deputetët mbështetës të Sali Berishës. Mosvotimi i kësaj rezolute ka bërë jehonë në mediat boshnjake.

Disa portale në Bosnje dhe Hercegovinë po bëjnë thirrje për bojkot të prodhimeve të Shqipërisë dhe bregdetit.

Shkrimi i këtyre portaleve është publikuar edhe nga gazetari Idro Seferi.

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e një deputeti të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid.

Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë