Loading…

Mediat amerikane e pranojnë se e mohuan teorinë e daljes së koronavirusit nga laboratori i Wuhan vetëm pse e thanë Trump dhe Pompeo

  • 31/05/2021 | 19:12

Mediat amerikane e pranojnë se e mohuan teorinë e daljes së koronavirusit nga laboratori i Wuhan vetëm pse e thanë Trump dhe Pompeo

“Disa gjëra mund të jenë të vërteta edhe nëse i thotë Donald Trump” ka thënë Jonathan Karl i rrjeti televiziv amerikan ABC. Ai shtoi se shumë njerëz do të turpërohen pas refuzimit të raporteve fillestare, transmeton Gazeta Metro.


Të dielën në mediat amerikane ka vazhduar të pranohet se mohimi i gjatë i teorisë së “rrjedhjes nga laboratori” i koronavirusit SARS-CoV-2 pjesërisht pasi ishin Republikanët që e kishin propozuar.

Dikur gjerësisht ishte trajtuar si një “teori konspiracioni” mundësia se koronavirusi aksidentalisht të ketë rrjedhur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, tani është besueshmëria në javët e fundit pas raporteve se kishte punëtorë të laboratorit të hospitalizuar që në nëntor të 2019’s me simptoma të ngjashme me Covid-19. Kina ka refuzuar të dorëzoj të dhëna nga ky laborator që nga 2017’ta, edhe pas shpërthimit të pandemisë në Wuhan.

Kjo saga e re tani për mediat amerikane tradicionale ka sjellë edhe një ballafaqim për gazetarët  këtyre mediave për anim në këtë sektor. Të përballur me kritika se vitin e kaluar kishin mohuar të trajtonin këtë teori me objektivitet për shkaqe politike disa prej tyre e kanë pranuar se e kishin bërë këtë pasi ishin republikanët si Senatori Tom Cotton, ish Presidenti Donald Trump, dhe ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo që flisnin për të.

Ishte korrespondenti i ABC News në Washington D.C. Jonathan Karl tha se shumë njerëz do të dalin të zhytur pas kësaj.

Reporteri i New York Times David Leonhardt po ashtu ka shkruar të dielën se shumë gazetarë e hodhën poshtë këtë teori thjeshtë pasi Cotton, një aleat i Trump dhe kritik për shumë kohë i Kinës, e kishte propozuar.

“Unë mendoj se njerëzit e bënë këtë gabim. Mendoj se shumë prej njerëzve në të majtën politike e kanë bërë këtë gabim” ka thënë ai në rrjetin televiziv CNN.

Chuck Todd nga NBC e adresoi këtë çështje të dielën po ashtu duke thënë se teoria e rrjedhjes nga laboratori “është pështjellur në politike” dhe ishte ngatërruar me teorinë se Kina e ka lëshuar virusin me qëllim, megjithëse kjo nuk ishte pretenduar asnjëherë nga askush në administratën Trump./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë