Loading…

Media turke: Muriqi te Feneri, punë e kryer

  • 28/05/2026 | 09:35

Media turke: Muriqi te Feneri, punë e kryer

Ish-Presidenti i Fenerbahces, njëherësh kandidat për të rimarrë drejtimin e klubit turk, Aziz Yildirim, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e kombëtares së Kosovës dhe të Mallorcas, Vedat Muriqi.


Sipas asaj që po raporton “HT Spor”, Yildirim ka arritur një marrëveshje me ish-sulmuesin e skuadrës turke dhe theksohet se sulmuesi i Kosovës do të nënshkruajë kontratën vetëm nëse Yildirim rizgjedhet president në asamblenë e përgjithshme.

Ish-ylli i Fenerbahces u ringrit gjatë qëndrimit të tij në Spanjë. 32-vjeçari shënoi 23 gola dhe bëri një asist këtë sezon në 37 ndeshje zyrtare për Mallorcan, ia doli të bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, duke mbetur prapa vetëm Kylian Mbappesë në garën për golashënuesin më të mirë.

Me gjithë golat e tij të shumta, Mallorca nuk arriti të qëndrojë në superligën spanjolle këtë sezon

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë