Loading…

Media serbe: Kurti dhe Vucic pritet të nënshkruajnë një deklaratë në Bruksel

  • 10/08/2022 | 21:03

Media serbe: Kurti dhe Vucic pritet të nënshkruajnë një deklaratë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel dhe siç mëson “Nova”, në atë takim pritet të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.


Sipas informacioneve të medias serbe, teksti i deklaratës është rënë dakord në masë të madhe dhe është momenti që deklarata të nënshkruhet.

Agjenda zyrtare e takimit të Kurti-Vuçiq nuk dihet ende për publikun. E përderisa pala serbe pret të diskutohet për problemin me kartat e identitetit dhe riregjistrimin e automjeteve me targa kosovare, e cila për pak sa nuk solli dhunë në Kosovë, Kurti në një deklaratë për media ka thënë se kjo është punë e kryer për qeverinë e Kosovës dhe se nga 1 shtatori fillon implementimi.

Siç mëson “Nova”, nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo duhet të paraqitet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Ajo deklaratë do të mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument duhet të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiq dhe të ketë jehonë në opinion. Teksti ka përfunduar dhe presim momentin për t’u firmosur”, thotë burimi i gazetës serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë