Loading…

Media ruse pas shpalljes non-grata të dy zyrtarëve: Kosova i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan

  • 25/10/2021 | 15:24

Media ruse pas shpalljes non-grata të dy zyrtarëve: Kosova i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan

Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan.


Kështu shkruan media ruse Kommersant, duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.

Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Kommersant thekson se Rusia, si rregull, i përgjigjet reciprokisht shpalljes së diplomatëve të saj persona non grata. Por, në këtë rast është e pamundur, sepse Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë përfaqësues të Kosovës në Rusi.

E përditshmja ruse raporton se mediet në Kosovë raportuan se diplomatët rusë u larguan nga territori gjatë ditës së shtunë dhe se fotografitë e tyre u publikuan, në të cilat njëri paketon gjërat në një makinë, ndërsa tjetra tregon një makinë që kalon kufirin me Serbinë.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në profilin e saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus.

“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur”, kishte shkruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë