Loading…

Medale për Gjeneralin Reinhardt

  • 14/11/2016 | 17:10

Medale për Gjeneralin Reinhardt

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.


Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, stabilitetit dhe fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore, Klaus Reinhardt

Ndërkohë që ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur i kënaqur për marrjen e kësaj medakje nga presidenti Thaçi.
“Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Sipas gjeneralit Reinhardt, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet.
“Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti i juaj, është bërë një përparim shumë i madh përpara. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me tjerët kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t’i shtyrë gjerat përpara”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë