Google ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur YouTube Go, i cili lejon përdoruesit me sinjal të dobët apo të kufizuara të internetit për të shkarkuar video në telefon.
Se pari ishte lansuar shtatorin e kaluar, ku ky aplikacion ishte në dispozicion vetëm për konsumatorët në Indi.
Megjithatë, ekziston një mënyrë për përdoruesit e Android për të instaluar këtë aplikacion. Duke shmangur ‘Play Store’, dhe duke përdorur mënyrë të tjera, transmeton gazetametro.net.
Pas ta keni shkarkuar aplikacionin ju do të jeni në gjendje të shfletoni video të ndryshme dhe të zgjidhni në mes të cilësisë themelore dhe standardeve, dhe pasi ta keni shikuar njëherë videon, atë mund ta ruani për ta shikuar edhe më vonë kur jeni offline./gazetametro.net