Në Demirci të Manisës, 69-vjeçari Ali Riza Isci ka gjetur një mënyrë të veçantë për të kaluar kohën dhe për t’u sjellë gëzim fëmijëve.
Prej tre vitesh, ai ndërton makina dhe mjete të vogla lodër me tela ndërtimi dhe kushineta të vjetra, në punishten që ka ngritur në shtëpinë e tij.
Isci tregon se këtë aktivitet e nisi pas një problemi me mushkëritë, kur vendosi të qëndronte larg kafeneve ku miqtë e tij pinin cigare. Përmes punës së tij, ai synon të rikthejë lodrat e punuara me dorë dhe t’i nxisë fëmijët të kalojnë më pak kohë para ekraneve.
“Para 3 vitesh pata një problem me mushkëritë. Me ndihmën e mjekëve u trajtova për 8 muaj dhe pastruam mpiksjen e gjakut në mushkëri. Kur shkoja në kafene, miqtë detyrimisht pinin cigare. Që të mos ndikohem dhe që të qëndroja pak larg kafenesë, vendosa ta bëja këtë punë”, deklaroi ai.