Loading…

Më shumë se gjysma e përdoruesëve të internetit kanë Facebook

  • 03/11/2016 | 12:00

Më shumë se gjysma e përdoruesëve të internetit kanë Facebook

Afërsisht 52% e të gjithë përdoruesëve të internetit kanë Facebook

Për miliona njerëz përreth botës nuk ka ndonjë dallim të prerë në mes të internetit dhe Facebookut.

Kjo duke pasur parasysh njoftimin që bëri ky rrjet social se janë gjithsej 1.79 bilion njerëz që kanë qasje në Facebook çdo muaj, saktësisht 16% më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, transmeton gazetametro.net

Statistikat e marra nga “Internet Live Stats” që merret me mbikqyrjen e internetit, tregojnë që janë përafërsisht 3.42 bilion përdorues të internetit në botë.

Kjo shifër krahasuar me numrin e përdoruesëve të Facebookut tregon që më shumë se gjysma e njerëzve që përdorin internet janë përdorues të Facebook-ut.

Kompania poashtu ka bërë me dije se një person për çdo pesë minuta të shpenzuar në internet, shpenzon një minutë ne Facebook, raporton The Independent.

Përderisa Facebooku po vazhdon të shtrijë çdo herë e më shumë ndikimin e tij në botë, nga disa po shihet me shumë shqetësim se çfarë në të vërtetë do të thotë fakti që aq shumë njerëz i besojnë një faqeje të vetme interneti  për komunikim si dhe për të marrë lajme apo informata, të çfarëdo lloji qofshin ato. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë