Loading…

Më shumë raketa ushtarake ruse shihen teksa hyjnë në territorin e Ukrainës

  • 24/02/2022 | 14:06

Më shumë raketa ushtarake ruse shihen teksa hyjnë në territorin e Ukrainës

Pak më parë është raportuar për shpërthime të reja, ndërsa gazetarët e kanë raportuar se në kufirin Ukrainë-Rusi në rajonin Belgorod shihet se ka më shumë raketa artilerie që duket se janë nisur nga territori rus drejt Ukrainës.


“Kjo është një tjetër rast e asaj që besojmë se janë më shumë raketa e artileri të cilat janë nisur këtu”, deklaroi Fred Pleitgen.

Ai raporton nga pika e fundit e kontrollit përpara vijës së frontit, në anën ruse, në jug të një qytetit të quajtur Belgorod, shkruan lajmi.net.

Mëngjesin e së enjtës Rusia filloj sulmin në shumë fronte për pushtimin e Ukrainës.

Prej fundit të vitit të kaluar Ukraina mbahej e rrethuar nga mijëra trupa ruse në kufi të cilët ishin të pajisur me armatim të rëndë luftarak.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë