Loading…

‘Më shumë gazetarë se PSD’: Nis protesta e partisë së Molliqaj, ‘blindohet’ hoteli ku kryetarja e Speciales do të zhvillojë takim

  • 29/11/2023 | 14:06

‘Më shumë gazetarë se PSD’: Nis protesta e partisë së Molliqaj, ‘blindohet’ hoteli ku kryetarja e Speciales do të zhvillojë takim

Partia Socialdemokrate (PSD), ka filluar protestën para Hotel ‘Sirius’, në Prishtinë, pasi që sot pritet që Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të qëndroj për vizitë në Kosovë, e cila do të zhvilloj një takim me përfaqësues të shoqërisë civile si dhe gazetarët, shkruan Gazeta Metro.


PSD, ka filluar të protestojë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, të cilës protestë iu bashkëngjiten edhe Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK). Numër i vogël i anëtarëve të PSD’së është parë në këtë protestë, derisa në numër të madh kanë qenë gazetarët.

Ndërsa, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së.

Sipas njoftimit, Trendafilova takimin do ta zhvilloj në orën 14:30.

Ndërsa, dje, Policia e Kosovës, është sqaruar se Trendafilova, do të fillojë vizitën e saj zyrtare në Kosovë më 28 nëntor.

“Më 28 nëntor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova. Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë