Loading…

Me rritjen e tensioneve Rusi-Ukrainë, rriten edhe çmimet e naftës

  • 22/02/2022 | 09:25

Me rritjen e tensioneve Rusi-Ukrainë, rriten edhe çmimet e naftës

Çmimet e naftës po rriten çdo ditë e më shumë nga frika se kriza Ukrainë-Rusi do të prishë zinxhirët e furnizimit me karburante në të gjithë botën, transmeton Gazeta Metro.


Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar “Brent”, pikë referimi ndërkombëtare, arritën nivelin më të lartë të shtatë viteve prej pothuajse 98 dollarë për fuqi të martën, pasi që Rusia njohu rajonet seperatiste të shkëputura në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura.

Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar me sanksione të reja.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar pas Arabisë Saudite.

Shteti rus është gjithashtu prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror, dhe furnizuesi kryesor i vendeve europiane me gaz.

Rusia që prej fundit të vitit të kaluar ka dislokuar me mijëra trupa dhe artileri luftarake ne kufi me Ukrainën, kurse mbrëmë presidenti rus mori vendimin për njohjen si shtete të pavarura rajonet seperatiste të Donetskut dhe Luhanskit, vende të cilat që prej vitit 2014 mbahen nën kontrollin e seperastistëve lokal të cilët mbështeten nga Rusia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë