Ramiz Lladrovci bashkë me simpatizantët e tij ka festuar fitoren e tij sonte në qytezën të cilën do ta udhëheq për këta tetë muaj.
I pyetur nga mediat se a do t’i mbajë premtimet që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore Lladrovci tha se ato do t’i mbaj një për një.
“Mua me quajnë Ramiz Lladrovci dhe nuk premton Ramizi diçka që nuk e mban. Të gjitha ato premtime që i kam paraqit para elektoratit, të gjitha do t’i mbaj një nga një”, tha Lladrovci.
Në fund Lladrovci u shpreh se garën me rivalin e tij e ka vlerësuar si garë mes njerëzve e jo mes partive politike.