Loading…

Më pak kalori nëse dëshironi të jetoni më gjatë

  • 29/01/2023 | 21:05

Më pak kalori nëse dëshironi të jetoni më gjatë

Kufizimi i kalorive mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme duke mbrojtur trupin nga dëmtimi i, sugjeron një studim i ri.


Studiuesit kanë arritur në përfundimin më marrja e sa më pak kalorive mban temperaturën e trupit të ulët dhe ngadalëson metabolizmin, duke e izoluar trupin nga dëmtimi i kolateralit nga proceset metabolike.

Nënproduktet e metabolizmit shkaktojnë oksidim, i cili është i lidhur me rritjen e rrezikut për prekje nga sëmundje si kanceri, diabeti dhe artriti reumatoid.

Në një nga studimet e para të tilla të kryera në njerëz, shkencëtarët në Pennington Biomedical Research zbuluan se ulja e kalorive me 15 për qind çoi në humbje peshe, më pak stres oksidativ dhe metabolizëm të ngadalshëm. Metabolizmi i shpejtë ndihmon organet e të rinjve, por ndërsa plakemi, trupi ynë e transformon ushqimin në energji më ngadalë.

Pra, pas të 30-ve, fillojmë të humbim një masë të vogël të muskujve, humbja e peshës bëhet më e vështirë dhe oreksi bie.

Këto efekte nuk mund të tingëllojnë shumë magjepsëse, por një metabolizëm i ngadalshëm ndihmon në vonimin e efekteve negative të plakjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë