Loading…

Me pagën që do të marr Wilshere në Aarhus, nuk është as lojtari më i paguar në klub

  • 23/02/2022 | 18:54

Me pagën që do të marr Wilshere në Aarhus, nuk është as lojtari më i paguar në klub

Ish mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere i transferuar së fundmi tek klubi danez, Aarhus, do të fitojë vetëm 5 mijë funte në javë duke mos qenë as lojtari më i paguar në klub, transmeton Gazeta Metro.


30-vjeçari i ka dhënë fund periudhës së tij të gjatë si lojtar i lirë duke nënshkruar për Aarhus, pasi kishte qenë pa klub që nga fundi i sezonit të kaluar kur u largua nga Bournemouth.

Në eksperiencën e tij të re në Danimarkë sipas raportimeve të mediumit anglez The Sun, dy bashkëlojtar të tij do të paguhen më shumë. Kapiteni Patrick Mortensen thuhet se merr 5,700 funte në javë, kurse mbrojtësi, Frederik Tingger raportohet se fiton rreth 6,700 funte në javë.

Ai ka folur edhe për përvojën e tij të re në futbollin danez, duke thënë: ”Pres me pa durim të kontribuoj për ekipin, unë jam fizikisht në formë shumë të mirë dhe ndihem në formë, kështu që tani synimi im është të futem në skuadër dhe të shoh nëse mund të fitoj pak kohë për të luajtur për klubin dhe të kontribuoj për të marrë disa fitore.”

Wilshere ishte konsideruar një ndër mesfushorët më premtues anglez për të ardhmen por lëndimet e shumta gjatë karrierës i kanë pamundësuar t’i tregoj vlerat e tij. Ai kishte zhvilluar gjithsej 197 paraqitje me Arsenalin duke realizuar 14 gola. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë