Në lidhje me tensionin në rritje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, foli gazetari dhe eksperti i situatës së Ballkanit, zvicerani Andreas Ernst.
Ernst dha mendimin e tij se a do të ketë tensione në mes të Serbisë dhe Kosovës, pas ngjarjeve të fundit si ajo e trenit, arrestimin e Haradinajt dhe murin në veri të Mitrovicës. Ai tha se politikanët në pushtet duan të krijojnë tensione gjeopolitike si dhe të politikës së brendshme. Përdorimi gjeopolitik si dhe dobësia e Bashkimit Evropian, pasiguria që është shfaqur nga nadati presidencial i Trump në SHBA, politikanët duan të shohin se sa larg mund të shkojë kjo retorikë.
Andreas komentoi në lidhje me provokimet e mundshme të Serbisë për të aneksuar veriun e Kosovës, ai tha se këtë gjë nuk do t’a lejojë Beogradi ngase nuk është në interes të tyre të humbin imazhin e tyre për shkak se tashmë pothuajse tërë veriun e Mitrovicës e kontrollon Serbia, me përjashtim të pikave kufitare, siç u pa edhe me rastin e fundit të trenit të ndaluar.
Në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Bashkimii evropian dhe përëndimi në rast të tensionimit të situatës, Ernst tha “Mendoj se do të ishte kundërproduktive për Bashkimin Evropian që t’i përgjigjet provokimeve. Vetëm kur të thene rregullat e miratuara në Bruksel atëherë duhet të veprohet.”/gazetametro.net